Mësuesit protestojnë para MAS, paralajmërojnë grevë

Shqipëria

Mësuesit protestojnë para MAS, paralajmërojnë grevë

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 15:34
Foto ilustrim

Një protestë u organizua sot te Ministria e Arsimit nga mësues nga mbarë vendi, të mbështetur nga Sindikatat e Arsimit.

Mësuesit ngritën tre shqetësime për MAS:

-Pagesën e orëve shtesë

-Transportin e mësuesve në fshatra

-Shpërblimin vjetor prej 10 mijë lekësh për çdo mësues

Mësuesit deklaruan se  “rritja e pagës me 10% është thërrime nga mungesa e rritjes se pagës për 4 vite”.  “Po nëpërkëmbni të drejtat tona. Ky është vit i dramave sociale, na detyruat te vijmë në këtë protestë që do e zgjerojmë në gjithë Shqipërinë”, shtuan ata.

Mësuesit paralajmëruan se të martën do të zhvillohet grevë njëorëshe për të vijuar më pas me greva pa afat. “Vendosni dialogun me ne se kemi dy vite qe nuk komunikojmë. Nuk dimë si e zgjodhët mësuesit ekselente fshehtas në çdo shkolle. Kërkojmë të paguhemi sipas kontratës kolektive të nënshtruar”, apeluan ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat