“Një m*t jeni tu bo”, komentuesi bën për një lek Ramën, ja si i përgjigjet kryeministri

Shqipëria

“Një m*t jeni tu bo”, komentuesi bën për një lek Ramën, ja si i përgjigjet kryeministri

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 15:51
Edi Rama

Ndërsa Kryeministri Edi Rama krenohet gjithmonë e më shumë për arritjet e qeverisë së tij dhe nuk nguron të postojë çdo gjë në rrjetet sociale, nuk kanë munguar ankesat dhe replikat e qytetarëve, të cilët flasin hapur për gjendjen e krijuar në vend.

Një qytetar i quajtur “Boris Eskobar” i shkruan në koment Ramës se populli nuk ka bukë të hajë dhe i kërkon që ai të hapë vende të reja pune e të mos i rrasë njerëzit nëpër burgje, ndërsa përgjigja e kreut të qeverisë është si gjithmonë arrogante. Ai e merr me të qeshur dhe i thotë komentuesit se “me këtë emër që ka, e kërkon vetë burgun”.

Ndërkohë të njëjtën taktikë Rama ka ndjekur edhe me një komentues me emrin “Angelo Amsterdam”, i cili shprehet ashpër teksa thotë: “1 m.t jeni tu bo. Shkuljau veshin atyre ministrave se kshu skeni gjo ne terezi”. Nga ana tjetër Rama kapet me emrin e komentuesit dhe ia kthen tërësisht jashtë teme: “Angelo, mire Amsterdami?” Ndonjë përgjigje konkrete për qytetarët s’bëhet llaf të ketë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat