Basha kallëzon në Prokurori Vangjush Dakon

Shqipëria

Basha kallëzon në Prokurori Vangjush Dakon

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 12:20
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha është paraqitur në Prokurorinë e Përgjithshme për të bërë kallëzim ndaj kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako.

Kallëzimi në Prokurori vjen pak minuta pasi kreu demokrat në një deklaratë për media nga Durrësi kërkoi shkarkimin e Vangjush Dakos.

Basha akuzon Dakon se ka përdorur pushtetin dhe zyrën që i kanë besuar qytetarët e Durrësit për të liruar nga burgu një kriminel si Lulzim Berisha që ka vrarë dhe terrorizuar qytetarët e Durrësit.

Kreu i opozitës kërkoi Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimet për konspiracion kriminal të kryebashkiakut Dako në favor të krimit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat