Ambasadori britanik: Politika të respektojë opinionin e Komisionit të Venecias

Shqipëria

Ambasadori britanik: Politika të respektojë opinionin e Komisionit të Venecias

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 18:51
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipërisë, Duncan Norman

Nga qyteti i Kukësit, ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipërisë, Duncan Norman deklaroi se politika shqiptare duhet të dëgjojë vlerësimin e Komisionit të Venecias për ligjin e Vettingut.

Norman: Politikanet shqiptar duhet te dëgjojnë komisionit e Venecias. Reforma në drejtësi e rëndësishme me shume për shqiptarët dhe integrimin ne BE dhe negociatat.

Ambasadori zhvilloi një takim me kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu dhe me drejtues të tjetër të pushtetit lokalë. Vizita e ambasadori është pjesë e vizitave në qytete të ndryshme të vendit për të kuptuar më mirë politikën dhe ekonominë shqiptare.

Norman: Këto do vizita me japin mundësinë të shkëmbej mendime mbi marrëdhëniet dypalëshe si dhe lidhjet mes dy vendeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat