Vettingu, Ambasada e SHBA: Venecia foli qartë, tani Kushtetuesja të bëjë detyrën!

Shqipëria

Vettingu, Ambasada e SHBA: Venecia foli qartë, tani Kushtetuesja të bëjë detyrën!

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 17:08
Ambasadori amerikan, Donald Lu

Deklarata zyrtare e Komisionit të Venecias në lidhje me ligjin e Vettingut, ka sjellë edhe reagimin e ambasadës së Shteteve të Bashkurara të Amerikës në vendin tonë.

Përmes një deklarate për shtyp, ambasada e SHBA përshëndet opinionin e Venecias për Vettingun, ku thuhet se ligji është në rregull dhe tashmë i mbetet vetëm Gjykatës Kushtetuese në dorë që të nisë zbatimi i tij.

Pikërisht për këtë fakt, ambasada e SHBA nënvizon se pret nga Kushtetuesja që të nisë të bëjë punën e saj, në mënyrë që Vettingu të nisë zbatimin sa më parë.

DEKLARATA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara mirëpret opinionin e datës 10 dhjetor të Komisionit të Venecias mbi Ligjin shqiptar të Vetingut. Vetingu i gjykatësve do të jetë një hap kuptimplotë drejt eliminimit të korrupsionit të thellë gjyqësor në Shqipëri dhe opinioni i Komisionit të Venecias duhet t’i japë fund çdo shqetësimi legjitim lidhur me ligjin.

Presim vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin e Vetingut, që ka pasoja me ndikim të gjerë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj.

Shtetet e Bashkuara kanë besim se Gjykata Kushtetuese do të riparojë besimin e publikut tek sistemi gjyqësor që është dëmtuar nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat