Komisioni CEZ, Berisha-Ballës: Shpifës pa moral, nuk betohem para teje

Shqipëria

Komisioni CEZ, Berisha-Ballës: Shpifës pa moral, nuk betohem para teje

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:47
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë sot i pranishëm në Komisionin Hetimor për CEZ-in, ku nuk pa pranuar të betohet se do thotë të vërtetën. Ai sulmoi Taulant Ballën duke e quajtur sërish shpifës dhe pa moral.

“Nuk mund të përdhoset betimi përpara një shpifësi, të dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk ke moral, nuk ke kredenciale, nuk ke autoritet të marrësh betimin e asnjë njeriu. Ke përdorur pushtetin për të mos ekzekutuar vendimin. Nuk mund të betohem para një shpifësi të dënuar", tha Berisha.

Komisioni nuk arriti t’i merrte asnjë deponim ish-Kryeministrit Sali Berisha në lidhje me privatizimin e kompanisë dhe blerjen e aksioneve nga kompania çeke.

Berisha u paraqit në komision pas paralajmërimit të bërë pak ditë më para nga Balla, se nëse Berisha nuk do të shkonte me dëshirë në komision do të merrej me forcë nga efektivët e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat