Pronat, afatet për marrjen e parave

Shqipëria

Pronat, afatet për marrjen e parave

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 07:41
Ilustrim

Pas miratimit të vendimit për shpërblimin e 900 pronarëve që u janë prekur tokat nga ndërtimet informale, Agjen cia e Trajtimit të Pronave ka - zbardhur dokumentacionin që duhet plotësuar nga ata. Për të përfituar masën e kompensimit për dëmin që u është shkaktuar në truallin e tyre, ata tashmë duhet të depozitojnë kërkesën me titull, “kërkesë për kompensim në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”. Formulari, tashmë do të ndahet në tre seksione, ku në të parin, aplikuesit do të shkruajnë gjeneralitetet e tyre, në të dytin, do të japin informacion specifik për aplikimin, ndërsa në të tretin, do të shënjojnë dokumentacionin përkatës dhe firmën. Kjo procedurë do t’u kushtojë pronarëve 2 mijë lekë dhe sipas vendimit të fundit të qeverisë, verifikimi për kërkesën bëhet brenda 60 ditëve nga momenti i dorëzimit, ndërkohë që në raste specifike, për shkak të verifikimit e rakordimit të dhënave me institucionet e tjerë, mund të zgjasë edhe më shumë.

Formulari 

Pronarët e prekur nga ndërtimet pa leje duhet të paraqesin pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, kërkesën për kompensim dhe bashkëngjitur saj, 5 dokumente. Kërkesën, ata mund ta sigurojnë në Agjenci, ose ta shkarkojnë nga faqja zyrtare e saj. Në radhën e dokumenteve që duhet të dorëzojnë, është dëshmia e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil. Për dëshmitë e trashëgimive të lëshuara nga gjykata për testamentin e bërë me akt noterial, duhet të çojnë certifikatë familjare të personit, për të cilin është lëshuar dëshmia e trashëgimisë. Pronarët duhet të marrin edhe vërtetim nga banka e nivelit të dytë, për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare ku do të transferohet vlera financiare e përfituar. Të rëndë- sishme për plotësimin e dosjes janë dhe fotokopja e dokumentit të identifikimit, certifikata familjare e kërkuesit dhe mandatpagesa që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit. Gjithashtu, ATP-ja kërkon edhe prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare në emër të tyre. Prokura duhet të përmbajë formulimin: “Përfaqësuesit tonë i japim tagër dhe kompetencë të plotë që të veprojë në emër dhe për llogarinë tonë. Të paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Tiranë për ndjekjen e procedurës së kompensimit në zbatim të VKM-së përkatëse, si dhe të drejtën për të tërhequr vlerën financiare të kompensimit, pranë ATP, Tiranë”. Institucioni thekson se, në rastin kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.

Procedurat

Procesi i regjistrimit apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ATPsë ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarjen e fondit përkatës. Grupi i punës, brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimin e pronës, kryen verifikimet e duhura. Drejtori i Përgjithshëm i ATPsë, brenda 30 ditëve nga data e përfundimit të procesit të verifikimit nga grupi i punës, nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohen. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohen, duke përcaktuar arsyet e mospërfshirjes.

Kompensimet, 70 për qind e vlerës

Pronarët e trojeve të prekura nga ndërtimet pa leje u lind e drejta e përfitimit të kompensimit pas miratimit me Vendim të Këshillit të Ministrave. Emrat e tyre zbardhen në mënyrë periodike nga qeveria, ndërkohë Agjencia e Trajtimit të Pronave miraton shumat, sipas fondit të kompensimit. Deri tani në regjistrin e kompensimeve figurojnë rreth 4000 emra pronarësh, ndërkohë që paratë për ta, sigurohen nga ALUZINI përmes pagesave nga dhënia e lejeve të legalizimit.

Paratë/ Ja vendimi i qeverisë për kompensimet


Qytetarë që do dëmsh përblehen kanë humbur pronat e tyre për shkak se tokat u janë zënë nga - ndërtimet pa leje që më pas janë legalizuar. Për këtë arsye, qeveria ka miratuar një fond prej 8 miliardë lekësh të vjetra, për kompensimin e tyre. Vendimi i miratuar dje ka për qëllim shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës. Sipërfaqja që shpronësohet është 50 627,1 (pesëdhjetë mijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë presje një)m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 848 339 674,55 (tetë- qind e dyzet e tetë milionë e treqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër presje pesëdhjetë e pesë) lekë.

Me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave vendosi: 

1. Shpërblimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Lezhës, Vlorës dhe Shkodrës.

2. Sipërfaqja që shpronësohet është 50 627,1 (pesëdhjetë mijë e gjashtëqind e njëzet e shtatë presje një) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit është 848 339 674,55 (tetëqind e dyzet e tetë milionë e treqind e tridhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër presje pesëdhjetë e pesë) lekë.

3. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, përkatë- sisht, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Shkodër, të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Strehimi me 6 programe, banesat që janë gati në 2017-n

Në strategjinë e Ministrisë së Zhvillimit Urban për vitin 2017 është parashikuar të zgjerohet baza e përfituesve nga programet e strehimit, pikërisht përmes zgjerimit të këtyre të fundit në 6 të tilla. Duke rishikuar 3 programet ekzistuese, por duke parë edhe numrin e lartë të familjeve që kanë nevojë për banesa, viti që vjen do të nisë me aplikimin dhe zbatimin e këtyre programeve, sikurse dhe zhbllokimin e kredive të prapambetura nga ministria dhe dhënies së 4300 të reja nga bashkitë. Pra në total do të jenë 6 programe :a) Programi i banesave sociale me qira; b) Programi i banesave me kosto të ulët; c) Programi i banesave ekzistuese ose i përmirësimit të kushteve deri në ndërtim të ri; d) Programi për zhvillimin e zonës me qëllim strehimi; e) Programi i strehëve të përkohshme dhe f) Programi i banesave të specializuara. Programet e reja u japin mundësi bashkive të krijojnë fondin e strehimit për të dhënë banesa sociale me qira, si edhe të përshtatin kërkesat për strehim të qytetarëve, në një nga këto programe, mbështetur rigorozisht në kushtet ekonomike, sociale dhe familjare të tyre. “Projektligji për strehimin ashtu si dhe strategjia për strehimin social, janë një platformë e përbashkët pune për ministrinë tonë, për institucionet qendrore, për njësitë vendore dhe të gjithë aktorët e tjerë që kontribuojnë në këtë fushë. Ne si ministri, kemi rolin kryesor jo vetëm në hartimin e kë- tyre dokumenteve të rëndësishëm, por edhe në bashkërendimin e punës për zbatimin dhe monitorimin e realizimit në praktikë të tyre”, është shprehur ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni.

Përzgjedhja

Për të mundësuar një trajtim sa më të drejtë dhe sa më pranë nevojave të familjeve për strehim, nisur nga numri i aplikimeve dhe bazuar në ligjin e strehimit për kategoritë që përbëjnë prioritet, sektori i strehimit paraqet për shqyrtim dhe miratim sistemet e pikëzimit për të 6 programet e strehimit social. Në llogaritjet e pikëve që duhet të marrë përsipër komisioni i strehimit për familjet përfituese nga 6 programet e zbatuara, përcaktohet se për të përfituar në total aplikuesi duhet të ketë grumbulluar 100 pikë. Ndërkohë që nuk lejohet që të mblidhen brenda për brenda një kriteri pikë që kanë të bëjnë me përcaktimet që janë në ndarje të kushteve familjare dhe atyre ekonomike. Ndërsa në rastin e kushteve sociale pikët mund të mblidhen duke respektuar një renditje të detajuar nga komisioni i strehimit ndërmjet nënndarjeve përkatëse.

Objektet 

Ndërkohë, për vitin 2017, me fonde të Entit Kombëtar të Banesave do të përfundojë ndërtimi i katër objekteve të reja të banimit ku do të strehohen 160 familje të reja, përkatësisht: në bashkinë Korçë dy objekte banimi nga ku do të përfitojnë 74 familje; në bashkinë Durrës një objekt banimi me 24 apartamente; në bashkinë Lushnjë objekti i banimit me 38 apartamente, dhe në bashkinë Pukë do të fillojë rikonstruksioni i dy objekteve, pronë e bashkisë që do të kthehen në objekteve me funksion banimi ku do të mundësohet strehimi i 24 familjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat