26-vjetori i themelimit, Basha: Përfaqësimi politik i PD do të vendoset nga anëtarësia

Shqipëria

26-vjetori i themelimit, Basha: Përfaqësimi politik i PD do të vendoset nga anëtarësia

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 18:44
Lulzim Basha

Partia Demokratike ka përkujtuar sot 26-vjetorin e themelimit, më 11 dhjetor të vitit 1990 në kuadër të të cilit është organizuar një Open Day. Në fjalën e tij para simpatizantëve të mbledhur tek selia e PD me këtë rast, kryetari Lulzim Basha ritheksoi objektivin më të fundit të PD për t’u bërë një parti e hapur, ku sipas tij  të gjithë ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin e vendit do të gjejnë një mundësi për t’u përfaqësuar.

Basha tha se sfida më  madhe e PD në kohën e vështirë që po jetojmë është të kthejë besimin e popullit tek politika, duke e shndërruar atë nga një pronë të liderëve në pronë të qytetarëve me anë të të cilës ata mund të përfaqësohen për të përmirësuar jetën e tyre.

Kryedemokrati tha se ndryshimi i PD do të jetë rrënjësor, duke nisur me shkurtimin e mandatit të kryetarit deri në dy vjet dhe zgjedhjen e përfaqësimi politik të PD nga anëtarësia e saj.

“PD do të bëhet një parti ku të gjithë ata që duan të kontribuojnë në zhvillimin e vendit do të gjejnë një mundësi për t’u përfaqësuar. Do të bëhet edhe më e madhe prej hapjes, ndryshimit dhe zhvillimit. PD do të jetë partia  e lirisë, mundësive të gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat