Rama në “Facebook”: Kemi punuar për Shqipërinë e gjeneratës tjetër

Shqipëria

Rama në “Facebook”: Kemi punuar për Shqipërinë e gjeneratës tjetër

Më: 11 dhjetor 2016 Në ora: 18:31
Kryeministri i vendit Edi Rama

Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar në rrjetin social “Facebook” atë që ai e ka kthyer tanimë në traditë: “Komunikimi javor”. Rama ka thënë se është duke u punuar jo vetëm për të tashmen, por edhe për brezin e ardhshëm të Shqipërisë.

Rama është ndalur veçanërisht tek arsimi. Ai tha se nxënësit shqiptarë 15-vjeçarë kanë arritur suksese dhe se ky lajm duhet të gëzojë të gjithë. Për Ramën, politizimi dhe korrupsioni e kanë denigruar figurën e mësuesit. Kreu i qeverisë ka theksuar se qeveria ka bërë punë, pasi për këtë ka rezultate konkrete. Edi Rama nënvizoi se ka ende për të bërë, duke vënë në dukje se ka akoma fëmijë që nuk shkojnë dot në shkollë se nuk blejnë dot librat, se ka prindër që nuk iu blejnë dot dhurata fëmijëve etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat