Komisioni i Venecias miratoi “Amicus Curia” për Vettingun

Shqipëria

Komisioni i Venecias miratoi “Amicus Curia” për Vettingun

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 17:15
Selia e Komisionit të Venecias

Komisioni i Venecias miratoi mendimin për ligjin shqiptar të Vettingut, sipas pyetjeve të dërguara nga Gjykata Kushtetuese. Mediat i ka parë të katër pyetjet dhe ato reflektojnë më së shumti shqetësimet e vetë Gjykatës, të vërejtura edhe gjatë seancës së shqyrtimit në themel të ligjit të Vettingut.

Tashmë pritet që kjo e fundit të shprehet nëse ligji ka mospërputhje me Kushtetutën, siç Partia Demokratike dhe gjyqtarët janë ankuar.

Komisioni i Venecias aprovoi Amicus Curia-en për ligjin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Ende në pritje të publikimit të mendimit që Gjykata Kushtetuese kërkoi nga Komisioni për Demokraci përmes Ligjit, por ndërkohë mazhoranca përgjatë këtyre ditëve ka dhënë mesazhe se Vetting është vlerësuar kushtetues.

Demokratët nga ana tjetër patën deklaruar se nuk prisnin një qëndrim për kushtetuetshmërinë, si një vendim ekskluziv që i takon Gjykatës Kushtetuese.

Pyetjet që Gjykata Kushtetuese ka dërguar në Venecia reflektojnë më shumë shqetësimet saj, të vërejtura edhe gjatë seancës së shqyrtimit në themel të ligjit të Vettingut.

ABC News i ka parë të katër pyetjet që gjykata i ka drejtuar Komisionit të Venecias.

Ato vijnë pas një parashtrimi të çështjes në shqyrtim prej ankimimit të Partisë Demokratike, si dhe pas paragrafit me të cilin Komisioni i Venecias para një viti tërhiqte vëmendjen, kur pohonte domosdoshmërinë e këtij procesi antikorrupsion, por edhe evidentonte rreziqet që duheshin shmangur, në mënyrë që procesi të ishte i drejtë dhe të mos kontrollohej nga forca politike që qeveris.

Kështu në pyetjen e parë Gjykata Kushtetuese pyet nëse ajo ka të drejtë ta shqyrtojë Vettingun, duke pasur parasysh se edhe anëtarët e saj do të kalojnë në këtë filtër të parashikuar nga ligjvënësi.

Së dyti gjykata pyet nëse ligji respekton parimet themelore të shtetit ligjor dhe të ndarjes e të balancimit të pushteteve dhe nëse pavarësia e gjyqësorit rrëzikohet nga përfshirja në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të organeve nën kontrollin e qeverisë?

Në pyetjen e tretë dhe të katërt gjyqtarët pyesin nëse me këtë ligj cenohet Konventa Europiane të drejtave të njeriut, si sa i përket mohimit të së drejtës për ankimim apo dhe cënimit të jetës private e familjare. 

Pritet për t’u parë ç’mendim ka dhënë “Venecia” mbi këto çështje të ngritura nga Gjykata Kushtetuese.

Ai vjen në një klimë debatesh mes palëve politike dhe jo vetëm, pasi ligji i Vettingut u ridërgua me anglishte të saktë konform tekstit shqip, si dhe pas vënies në dijeni nga Partia Demokratike të “Venecias” se edhe paragrafët e Kushtetutës që lidhen me Vettingun janë deformuar nga një autoritet shtetëror që ka mbetur anonim.

Muajt e fundit Komisioni i Venecias i dha Gjykatës sonë edhe një mendim për ligjin e pronave, i cili u lexua ndryshe nga palët në vend.

Pas tij, Gjykata Kushtetuese nuk e shfuqizoi gjithë ligjin, por pak pika të tij, të cilat Partia Demokratike i duartrokiti si fitore për pronarët e ligjshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat