"Godet" Edi Rama: Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë

Shqipëria

"Godet" Edi Rama: Në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 13:40
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është i bindur për sukseset e qeverisë së tij dhe këtë e tregon gjithnjë në çdo dalje publike të tij.

Këtë radhë, Kryeministri Rama ështëndalur tek zhvillimi ekonomik i vendit. Duke folur në Forumin Ekonomik Shqipëri-Poloni, ku ishte e pranishme edhe kryeministrja Beat Syzdlo, Rama tha se Shqipëria ka potencial për zhvillimin turistik.

Pikërisht për këtë fakt, sipas Ramës në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë, pasi ka resurse të jashtëzakonshme.

“Po shohim shenja inkurajuese për transformimin e ekonomisë. Shqipëria është një vend i pasur me naftë dhe burime të tjera. Jemi një vend që ka shumë gjera që duhet të bëhet më mirë, por një gjë është e sigurt në Shqipëri nuk mërzitesh kurrë. Nuk ka një njeri që të vijë të njohë Shqipërinë dhe më pas të largohet.”, tha Rama.

Sipas kryeministrit, vitet e fundit është shtuar edhe numri i investitorëve të huaj në Shqipëri, të cilët kanë shprehur interesimin e tyre për vendin tonë për shkak të potencialeve ekonomike.

“Shqipëria ka qenë një destinacion tërheqës për turistët dhe ajo po zbulohet si e tillë. Është një atraksion real i ri në Mesdhe. Nuk është një destinacion i eksploruar gjerësisht më parë. Por ne kemi nevoje që të krijojmë kishte optimale. Dua t’ju them se në vitin që po mbyllet, ne në Shqipëri patëm 25 për qind më shumë kërkesë sesa akomodim. Potenciali i zhvillimit turistik të Shqipërisë është gjerësisht për tu shfrytëzuar. Patjetër që turizmi nuk është e vetmja fushë, pasi ne jemi një vend me potencial hidro-energjetike. Në këtë fushë është bërë një progres i konsiderueshëm, siç është edhe gazsjellësi TAP. Por, pa harruar edhe faktin se Shqipëria është një vend i pasur me naftë, ndaj edhe në këtë sektor ne kemi parë zhvillime të rëndësishme dhe prezencë investitorësh. Mjafton t’ju sjell si shembull faktin se kompania Shell ka mbyllur pjesën më të madhe të programeve të veta, programet e saj në Shqipëri nuk janë mbyllur.”, theksoi kreu i Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat