Hakmerren mediat greke: Mimi Kodheli ka qënë striptiste në Athinë

Shqipëria

Hakmerren mediat greke: Mimi Kodheli ka qënë striptiste në Athinë

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 15:56
Foto ilustrim

Pas deklaratave të bëra nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për homologun grek Panos Kammenos ku i bënte të qartë se “Ka ikur koha e satrapëve” vjen edhe hakmarrja e fqinjve.

Gazeta greke “makeleio. gr”, shkruan se 25 vite më parë Mimi Kodheli ka punuar si balerinë në lokalet e natës në Athinë dhe se më pas iku në Amerikë për të përfunduar studimet.

“Prandaj duhet të mbaj mend çfarë ka bërë përpara se të bëhej politikane dhe se ushtria nuk bëhet kur ke shkuar me shumë meshkuj. Dhe duhet të mbajë mend se nuk ka qenë Turqia që ka ndihmuar Shqipërinë por Greqia.

Sot kërcimtarja shqiptare në lokalet e natës në Athinë, është bërë Ministre e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë“, shkruan ndër të tjera makeleio.gr ndërsa monton edhe këtë foto të turpshme.

Kammenos, deklaroi pranë pikës kufitare mes dy vendeve se Greqia do të përgjigjet ndaj çdo deklarate provokative, ndërsa sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama për qëndrimin e mbajtur për çështjen çame.

Kodheli i kujtoi Kammenosit arsyen për të cilën u krijua NATO, organizata ushtarake ku të dyja vendet tona bëjnë pjesë. Kodheli u shpreh se e ka të vështirë të kuptojë pse Kammenso përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës, ndërsa theksoi se koha e satrapëve ka ikur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat