Pastori rrëfen të vërtetën: Strehojmë 12 fëmijë, qeveria na takson për ngrohjen e tyre sikur të jemi biznes!

Shqipëria

Pastori rrëfen të vërtetën: Strehojmë 12 fëmijë, qeveria na takson për ngrohjen e tyre sikur të jemi biznes!

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 07:47
Paulin Vilajet

Pastori Paulin Vilajet, i cili në kishë strehon 12 fëmije që vijnë nga familje me probleme të rënda ekonomike apo në familje ku është ushtruar dhunë, ka treguar se nuk ka aspak mbështje nga qeveria.

Çdo gjë sipas tij bëhet falë donacioneve nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. “Asnjë fond s`kemi nga qeveria për 12 fëmijët, madje ne taksohemi sikur të ishim biznes. Nëse peshkatarëve iu është hequr taksa e naftës, ne na është rritur sepse trajtohemi si biznes. Imagjino që ajo është për ngrohjen e fëmijëve”, ka rrëfyer pastorit në emitonin live, ku i ftuar ishte edhe ministri i  Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi.

Ndër të tjera, ai foli për trajtimin që iu bëhen këtyre fëmijëve, të cilët asnjë nga ata sipas pastorit  nuk janë shqetësim për shoqërinë. “Kemi hapur shtëpinë tonë në vitin ’94. Asnjë nga ata fëmijë që kanë dalë nga kjo shtëpi nuk është problem sot. Ata fëmijë kanë dalë nga familje të shkatërruara nga dhunë në familje, por sot asnjë nga ata nuk është shqetësim për shoqërinë”, tha pastor Vilajeti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat