Krimi makabër në Fier, Bregu: Ja institucionet përgjegjëse që duhej të mbronin Liljanën

Shqipëria

Krimi makabër në Fier, Bregu: Ja institucionet përgjegjëse që duhej të mbronin Liljanën

Më: 5 dhjetor 2016 Në ora: 14:13
Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu ka kërkuar llogari nga institucionet përkatëse në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e shtunë në fier, ku një 52-vjeçar hodhi nga dritarja e banjos gruan e tij.

Bregu i ka bërë thirrje Ministrisë së Brendshme që të sqarojë situatën si dhe të bëj të ditur se çfarë ka bërë për të mbrojtur, 42-vjeçaren Liljana Rukajn nga burri i saj dhunues, Ferdinand Rukaj.

Po ashtu, deputetja e PD-së është shprehur se është vënë në dijeni të një rasti të ngjashëm në Ersekë, ku për shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër që të strehojë dhunuesin, ai jeton në një banesë me viktimën.

Sipas Bregu, pushteti lokal, Policia e Shtetit, Zyra e Përmbarimit dhe Gjykata janë katër institucionet që janë përgjegjës për të mbrojtur një grua të dhunuar, dhe ka bërë thirrje që të hetohet për të zbuluar se kush janë fajtorët.

Statusi i Bregut në Facebook:

Ministria e Drejtesisë më ka përcjellë sot, kopjen e Urdhrit të Mbrojtjes së te ndjerës Liljana Rukaj. Në urdhër thuhet se burri dhunues nuk duhet t' i afrohet sikur edhe në dy metra distancë viktimës. Sipas ligjit për Masat Parandaluese të Dhunës në Familje, urdhri hyn ne? fuqi menje?here? dhe zbatimi i tij fillon pavare?sisht ne?se i padituri e?shte? njoftuar ose jo. Brenda 24 ore?ve, gjykata u de?rgon kopje te? urdhrit te? mbrojtjes: viktime?s dhe personave te? tjere? te? pe?rmendur ne? urdhrin e mbrojtjes; prokurorit, kur ky ka paraqitur ke?rkese?n; zyre?s se? she?rbimeve sociale prane? bashkise? ose komune?s ku viktima, ose personat e tjere? te? pe?rmendur ne? urdhrin e mbrojtjes, qe? kane? banim te? pe?rkohshe?m ose te? pe?rhershe?m; komisariatit te? policise? se? vendndodhjes ku viktima ose personat e tjere? te? pe?rmendur ne? urdhrin e mbrojtjes qe? kane? banim te? pe?rkohshe?m ose te? pe?rher- she?m.

Nese e ndjera Liljana Rukaj ka patur nje urdher mbrojtje nga Gjykata pse nuk u mbrojt dot?

Tani i takon Ministrisë së Brendshme për të sqaruar: -Cfarë masash ka marrë policia pas vendimit të Urdhrit të Mbrojtjes për Liljana Rukaj? -Nëse Viktima ka kërkuar ndihmë nga Komisariati i Zonës së banimit për shkelje të Urdhrit të Mbrojtes?  -Nëse burri shtazë ka thyer detyrimin për të mos iu afruar viktimës sic e cakton Urdhri Mbrojtes, a ka një ankim dhe me pas regjistrim për këtë veper penale nga Komisariati i Fierit?

Dje jam njoftuar për nje rast të ngjashem në Ersekë, ku per shkak se pushteti vendor nuk merr përsipër dot strehimin e përkohshëm të dhunuesit, ai lejohet te jetojë në një banesë me Viktimën!!!!!

4 jane institucionet kyc që duhet të mbrojnë nje grua të dhunuar:          

Gjykata që lëshon dhe bën të Ekzekutueshëm Urdhrin e Mbrojtjes.

Policia e shtetit që merr masat për ta Zbatuar atë

Zyra e Përmbarimit (largon Dhunuesin nga Shtëpia)

Pushteti Lokal

Kush nuk e mbrojti Liljana Rukaj?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat