Rama: Buxheti 2017, për të varfrit

Shqipëria

Rama: Buxheti 2017, për të varfrit

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 18:29
Kryeministri Edi Rama

Buxheti i vitit 2017 ishte në fokusin e kryeministrit Rama gjatë komunikimit javor në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë tha se përveç 100 milionë dollarëve që do të kalojnë në arkat e familjeve shqiptare, gjatë vitit të ardhshëm do të zgjerohet lista e ilaçeve të rimbursueshme edhe për 600 mijë persona të pasiguruar.

“Në vitin 2017 ne do të zgjerojmë listën e ilaçeve të rimbursueshme edhe për njerëzit e pasiguruar deri tani, nga pamundësia apo varfëria, nuk do t’i shpenzojnë më këto para për ilaçe”, tha Kryeministri.

Edi Rama shtoi se rritja e ekonomisë do të vazhdojë. “Sot kemi një ekonomi që të këtë vit do të rritet mes 3.3 dhe 3.5 % dhe do të vazhdojë të rritet”, u shpreh Rama.

“Buxheti i miratuar këtë javë është një arritje shumë e rëndësishme. Një ndër treguesit kuptimplotë të kësaj arritje është spostimi i 100 mln dollarëve nga arka e shtetit në arkën e familjeve të punonjësve të këtij shteti dhe të pensionistëve. Rritja më e lartë e rrugave dhe e pensioneve në një buxhet të vetëm përgjatë të gjithë harkut të këtyre 25 vjetëve”, tha Kryeministri.

Rama tha se janë shlyer 720 milionë dollarë borxhe të fshehura. Veç kësaj, ai theksoi se do të thellohen reformat në shëndetësi, në mënyrë që qytetarët të marrin një shërbim më të mirë dhe pa kosto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat