Basha në Kukës dhe Has: Nuk do pranojmë që të paguhet për të udhëtuar në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Basha në Kukës dhe Has: Nuk do pranojmë që të paguhet për të udhëtuar në Rrugën e Kombit

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 14:07
Lulzim Basha ne Kukes

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka nisur sot një tur takimesh në Kukës, Has dhe Tropojë. Fillimisht Basha është ndaluar në Kukës ku ka zhvilluar një takim dhe më pas ka shkuar në Has.

“Kukësi është në varfëri të plotë. Papunësia ka prekur çdo familje dhe rreth 6 mijë prej tyre jetojnë me ndihmë sociale.

Pagesa që qeveria vendosi për Rrugën e Kombit do të dyfishojë çmimin e biletës të udhëtimit, do të rrisë koston e lëvizjes së mallrave, dhe do t’i izolojë kuksianët nga pjesa tjetër e vendit.

Ju premtova kuksianëve se unë dhe Partia Demokratike nuk do të pranojmë që ata të paguajnë për Rrugën e Kombit. Rruga e Kombit duhet të jetë e lirë, duhet të jetë rruga që na bashkon dhe jo rruga që na izolon”, ka thënë Basha.

Ndërsa në Has, Basha ka zhvilluar tregun e qytetit të Krumës.“Ylber Morina nga Kruma e Hasit. Baba i tre fëmijëve. Polic i larguar padrejtësisht nga detyra. Ka fituar gjyqin, por nuk e kthejnë në detyrë. Tani përpiqet të shesë në treg. Ka 10 ditë që nuk ka shitur asgjë. Është i pastrehë dhe jeton me qira. Është i mbytur në borxhe. E gjithë Kruma është plot halle si Ylberi, një qytet ku më shumë se gjysma e popullsisë është e papunë”, shkruan kreu i PD-së, në faqen e tij në Facebook.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat