KQZ: Shqipëria do ketë 90 zona të administrimit zgjedhor

Shqipëria

KQZ: Shqipëria do ketë 90 zona të administrimit zgjedhor

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:58
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm do të ketë 90 zona të Administrimit Zgjedhor, bën me dije KQZ.

Me 6 vota pro KQZ ka miratuar propozimin e sjellë nga administrata duke shtuar një zonë më shumë krahasuar kjo me zgjedhjet e 2009.

“KQZ vendos të miratojë ngritjen me 90 zona të Administrimit Zgjedhor në zgjedhjet e 2017 propozuar nga administrata”, tha kreu i KQZ-së Biba. Ndërkohë kjo masë është kundërshtuar nga përfaqësuesi i LSI-së në KQZ Gëzim Veleshnja. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat