Komentuesit, Ramës: Boll fole me fjalë të bukura, duam punë

Shqipëria

Komentuesit, Ramës: Boll fole me fjalë të bukura, duam punë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 16:28
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama kohët e fundit është shumë aktiv në ‘Facebook’, ku përveçse poston video, statuse, ai gjen kohën edhe të replikojë me komentuesit që reagojnë ndaj gjërave që publikon.

Shpesh herë nuk ka munguar edhe ironia e tij ndaj komentuesve që i akuzon se nuk punojnë, por shtyjnë kohën në ‘Facebook’.

Megjithëse, ai kritikohet shumë për gjërat që nuk shkojnë mirë në Shqipëri, e vetmja zgjidhja që ka Rama për ndjekësit është humori i tij.

Edhe ditën e sotme, në një video të publikuar nga fjalimi i mbajtur ditën e djeshme në Parlament, Rama është akuzuar se gjërat që thotë i ka vetëm fjalë.

Një vajzë i është ankuar Ramës, duke i kërkuar që të hap vende punë, pasi kjo ka rëndësi për popullin e thjeshtë.

Por, si përgjigje kryeministri ka refrenin e vjetër se puna ka, po nuk ka profesionist.

Megjithëse, në mënyrë më të moderuar ai i ka kujtuar se vetëm në zyrën e punës ka më shumë se 27 mijë vende të lira pune, por sipas tij, puna nuk vjen te shtëpia apo në ‘Facebook’.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat