Komisioni Evropian: Papunësia e rinisë shqiptare më e lartë se ajo në 2011-ën

Shqipëria

Komisioni Evropian: Papunësia e rinisë shqiptare më e lartë se ajo në 2011-ën

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:40
Ilustrim

Mazhoranca dhe opozita i kanë hapur njëra tjetrës një luftë retorike për të interpretuar në favor të tyre ato që i perceptojnë si “arritje të tyre” në raportet e Bashkimit Evropian për Shqipërinë.

Në Raportin e vitit 2016 për Shqipërinë të Komisionit Evropian thuhet se ka pasur rritje të përshpejtuar ekonomike. Kjo është pozitive. Po sipas këtij raporti thuhet që papunësia është e madhe si edhe borxhi publik vazhdon të jetë i lartë dhe nuk ka filluar të ulet; kreditë e këqija rëndojnë sektorin bankar; dhe më e keqja: mungesa në sundimin e ligjit frenon investimet. 

“Rritja ekonomike u përshpejtua dhe situata e tregut të punës u përmirësua, por papunësia është ende e lartë. Borxhi publik është i lartë dhe nuk ka filluar ende të ulet, ndërsa mospërmbushja e përsëritur e shpenzimeve qeveritar (investimet) vazhdon. Sektori financiar është i qëndrueshëm. Megjithatë, sektori bankar është i rënduar me kredi të këqija dhe kreditimit po rritet me ritme të ngadalta. Rregullat që lidhen me sipërmarrjen janë rënduese dhe mungesa në sundimin e ligjit vazhdon të frenojë investimet. Reforma në drejtësi, që është në proces, pritet të ketë një ndikim financiar në mjedisin e sipërmarrjes”, thuhet në faqen 5, të Raportit të vitit 2016 për Shqipërinë të Komisionit Evropian. 

Shifrat e Raportit të vitit 2016 për Shqipërinë të Komisionit Evropian tregojnë se niveli i papunësisë në vitin 2015 (17.1%) ishte më i lartë se në vitin 2011 (14.0%). Këto janë shifrat e analizës së Komisionit Evropian. Një gjë tjetër që vihet re sipas këtij raporti është se niveli i papunësisë i grave dhe vajzave në vitin 2015 (17.1%) është rritur ndjeshëm krahasuar me vitin 2011 (14.4%). Pjesa e të rinjve, përjetoi nivelin rekord të papunësisë në vitin 2015 (38.9%), krahasuar me vitin 2011 (23.6%).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat