Basha: Në qeverinë time asnjë familje nuk do vuajë për bukë

Shqipëria

Basha: Në qeverinë time asnjë familje nuk do vuajë për bukë

Më: 2 dhjetor 2016 Në ora: 13:12
Kreu i demokratëve Lulzim Basha

Kreu i demokratëve Lulzim Basha edhe njëherë ka theksuar hapjen e partisë. Nga Gjirokastra, numri një i PD-së iu bëri thirrje demokratëve që prekin nga afër realitetin e njerëzve.

“Kjo qeveri është shkëputur tërësisht nga realiteti i qytetarëve, që prej ditës së pare, me vullnetin e saj. Ky kryeministër është izoluar nga hallet e shqiptarëve prej ditës së tij të parë në zyrë. Sot shpresa po vdes për shkak të politikës së papërgjegjshme që po e vret, një politikë që promovon të keqen dhe i thotë ndal të mirës. Ky është instrumenti, ky është çelësi për të thyer ciklin vicioz të tranzicionit, duke i thënë urdhëro, dhe duke i hapur derën të mirës dhe duke i thënë ndal të keqes, brenda vetes tonë dhe pastaj për të gjithë shqiptarët”, deklaroi Basha.

Ai akuzoi qeverisë se ka shpenzuar miliona euro për shërbime luksi, duke lënë një pjesë të madhe të njerëzve në varfëri.

Basha premtoi se në qeverinë e tij, qëllimi do të jetë të mos ketë asnjë familje pa buke. Kryedemokrati vuri në dukje se ndryshimi i vendit, do të ndodhë por kësaj duhej t’i paraprijë ndryshimi i Partisë Demokratike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat