Rama në Kuvend: 100 mln dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve

Shqipëria

Rama në Kuvend: 100 mln dollarë për rritjen e pagave dhe pensioneve

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 11:45
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama është shprehur në foltoren e Kuvendit se projektbuxheti i vitit 2017 finalizon një përpjekje të madhe të këtij mandati qeverisës.

Sipas tij, buxheti është një arritje shumë e rëndësishme pas përpjekjeve të mëdha. “Spostimi i 100 milionë dollarëve nga arka e shtetit në arkën e familjeve dhe pensioneve, është arritja më e madhe. Gjithashtu gjatë kësaj qeverisjeje kemi edhe rritjen më të lartë të pagave dhe pensioneve”, tha kreu i qeverisë.

Më pas Rama ka shtuar se janë hequr gjysmë miliardë dollarë për t’i kaluar nga duart e shtetit te qytetarët. “Kjo shifër nuk përfshin rritjen e rrogave të Policisë së Shtetit që në buxhetin e parë me 10 milionë dollarë”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat