Mbillet drogë në oborrin e kryeministrisë

Shqipëria

Mbillet drogë në oborrin e kryeministrisë

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 12:40
Të rinjtë e FRPD-së, të drejtuar nga sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji kanë mbjellë kanabis në disa vazo dhe i kanë dërguar tek kryeministria

“Vetëm në oborrin e kryeministrisë nuk ka kanabis të mbjellë”, tha pak ditë më parë një deputet në seancën e parlamentit të Shqipërisë. Por duket se edhe kjo nuk është më e vërtetë.

Të rinjtë e FRPD-së, të drejtuar nga sekretari për Aksionin Qytetar, Ervin Salianji kanë mbjellë kanabis në disa vazo dhe i kanë dërguar tek kryeministria.

Sigurisht që kanabisi ka qenë plastikë, por simbolizon faktin se kudo është i mbjellë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat