Prrenjasi ia ka gjetur zgjidhjen, çmimit të lartë të naftës

Shqipëria

Prrenjasi ia ka gjetur zgjidhjen, çmimit të lartë të naftës

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 11:47
Ilustrim

Prrenjsakët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballuar çmimin e lartë të naftës. Ata blejnë naftë nga fqinjët dhe e shesin pak më shtrenjtë.

Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë është rreth 60 lekë. Kjo ka bërë që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t’u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 90 lekë për litër, nga 158 lekë që e blejnë në Shqipëri.

Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen afër kufirit me Shqipërinë, 50 për qind të xhiros ditore e kanë vetëm prej drejtuesve shqiptarë të automjeteve, të cilët përdorin të gjitha mënyrat për të rritur volumin e sarbatorëve të makinave, madje i modifikojnë automjetet duke u vendosur sarbatorë shtesë.

Në rajon, Shqipëria mban rekord për çmimin e karburanteve, ndërkohë që fqinjët tanë e ndjejnë uljen botërore që ka pasur ari i zi në dy vitet e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat