A ka një projekt të fshehtë për TEC në Maliq? Peleshi i përgjigjet Berishës

Shqipëria

A ka një projekt të fshehtë për TEC në Maliq? Peleshi i përgjigjet Berishës

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 15:15
Zv.kryeministri Niko Peleshi

Zv.kryeministri Niko Peleshi hodhi poshtë akuzat e ish-kreut të qeverisë Berisha, se po ndërtohet në mënyrë të fshehtë një TEC në zonën e Maliqit, i cili sipas Berishës do të ketë pasoja katastrofike.

“Jam i bindur që nuk ju marrin shumë seriozisht shqiptarët, por s’mund të them që s’prekin shashkat tuaja. Folët për një projekt imagjinar, për ndërtimin e një megaTEC-i. Është një vendim i qeverisë për t’i thënë të drejtën Ministrisë së Energjisë të studiojë zonën, që është një zonë jo e përdorur, është një zonë torfike. Të paktën këtë gjë e besoni, atë zonë nuk e doni më shumë se unë. Unë i pari do të isha kundër. Kërkohet nga Ministria e Energjisë t’i hapet rrugë analizimit të torfës nëse vlen si burim energjie apo jo”, tha Peleshi.

Ndërkaq, duke replikuar me Peleshin, Berisha u shpreh: “Nuk jam unë që inventoj një gjë të tillë, është projekti që keni dërguar në Parlament, që sot duhet të ishte këtu. Në Parlament nuk shkojnë thashetheme, në Parlament nga qeveria procedohet me shkresa me projekte. Unë nuk kam dyshim që t’i do Korçën, por t’i do më shumë xhepin tënd. Ai projekt ka 20 vite dhe nuk pa dot kurrë derën e Parlamentit”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat