Ministria 186 milion lekë buxhet për sportin. Fidel Ylli debat të ashpër me Lindita Nikollën

Shqipëria

Ministria 186 milion lekë buxhet për sportin. Fidel Ylli debat të ashpër me Lindita Nikollën

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 18:35

Fidel Ylli, deputetit socialist që njihet për mbështetjen që kërkon ti jap sporti ka zhvilluar një debat të ashpër me Ministren e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla pas vendimit që ka marr kjo e fundit për të ulur buxhetin për sportin.

Debati midis Nikollës dhe Yllit ka ndodhur  në komisionin "Për edukimin dhe mjetet e informimit publik" kur ministrja  Arsmit dhe PSoriti po prezantonte projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.

“Pa para’ nuk bëhet sporti. Duhen para’. Ta dijë i gjithë opinioni publik dhe t’i themi kryeministrit që ta ngremë buxhetin e sportit elitar, që t’i mbajmë sportistët këtu”, deklaroi Ylli.

Ndërsa ministrja Nikolla tha: “186 milionë lekë janë pak, por janë mjaftueshëm për të filluar një histori të re në kuptimin e përdorimit të këtyre parave me shumë eficencë”.

Ndërkohë, drejtori i Sporteve pranë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjoni thekson se buxheti për grantet e federatave është aq sa ka qenë, ndërkohë që mënyra e investimeve në infrastrukturë ka ndryshuar. 

“Buxheti i sportit është në të njëjtin nivel me vitet e mëparëshme. Sa i përket investimeve, qeveria ka përdorur një skemë tjetër duke ia kaluar fondet pushteteve lokale. Si për shembull i ka kaluar 4-5 milionë euro Bashkisë së Korçës për ndërtimin e parkut olimpik”, shpjegon Gjoni raporton Tch.

Megjithatë, në gjuhën sportive, mbyllja e Olimpiadës e konsideron vitin pasardhës si "Viti 0", pra nga ku fondet për 4-vjeçarin deri në Olimpiadën tjetër pësojnë një rritje graduale. 

“Sigurisht që fondet vijnë gradualisht në rritje sa më shumë i afrohemi vitit olimpik sepse federatat kanë më shumë aktivitete sportive që janë kualifikuese për olimpiadën”, thotë Gjoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat