Edhe Çako braktis Komisionin Hetimor, Noka: Ike pas urdhrit të ministrit

Shqipëria

Edhe Çako braktis Komisionin Hetimor, Noka: Ike pas urdhrit të ministrit

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:27
Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako

Nga Komisioni i Sigurisë ku ishte i ftuar për të dëshmuar lidhur me pajisjen e përgjimit “IMS Catcher”, kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako hodhi poshtë pretendimet e opozitës se ai kishte dijeni lidhur me pajisjen në fjalë.

Kreu i komisionit, Flamur Noka e pyeti Çakon nëse pajisja është përdorur në territorin e Shqipërisë nga titullarë apo punonjës së policisë dhe se në rast se ka hyrë, a ka hyrë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme. Çako deklaroi se ndaj tij ka nisur një procedim penal dhe se ai gjatë gjithë kohës është treguar i gatshëm për këtë çështje. “Nuk mund të them më shumë se çfarë kam thënë më parë për këtë çështje. Vij si dëshmitar në këtë komision jo si i pandehur”, i tha Çako Nokës.

Më pas këtij të fundit i është sosur durimi duke u larguar nga komisioni. Flamur Noka e ka konsideruar të paprecedentë këtë veprim që një drejtues institucioni të braktisë komision. “Ministri i Brendshëm u largua si alabak. Drejtori u largua pas urdhrit politik. Ky drejtor që presupozohet të jetë i depolitizuar nuk guxon për të dëshmuar si dëshmitar i një në politikën shqiptare”, tha Noka në komision.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat