"IMSi Catcher", mazhoranca braktis komisionin: Do kërkojmë përjashtimin e Nokës

Shqipëria

"IMSi Catcher", mazhoranca braktis komisionin: Do kërkojmë përjashtimin e Nokës

Më: 22 nëntor 2016 Në ora: 14:13
Komisioni

Deputetët e mazhorancës kanë braktisur Komisionin Hetimor që do të shqyrtonte mbi përdorimin ose jo për përgjime të paligjshme të pajisjes “IMSI Catcher” në territorin e Shqipërisë.

Deputetet Paulin Stërkaj dhe Pjerin Ndreu debatuan ashpër me kreun e komisionit Flamur Noka, duke deklaruar se kanë depozituar një kërkesë për përjashtimin e tij.

Sipas tyre, me fyerjet që Noka i ka bërë ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreut të komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, i ka fyer të gjithë. Nga ana tjetër Noka deklaroi se gjithçka bëhet me qëllim që të bllokohet zbardhja e të vërtetës.

Pjesë nga debati 

Noka: Pajisja përgjuese është përdorur në cenim flagrant të sigurisë kombëtare. Opinioni të qartësohet për procedurat ligjore që janë zbatuar, të hidhet dritë për këtë megaskandal

Ndreu: Kemi bërë kërkesë për përjashtimin tuaj zoti Noka

Noka: Ju po zvarrisni procesin

Ndreu: S’mund ta drejtosh t’i mbledhjen se kem i bërë kërkesë për të përjashtuar

Sterkaj: Ke përdorur shprehje të ulëta, s’mund të tolerojmë që ju të drejtoni mbledhjen

Noka: Shqiptarët e dinë, mos kujtoni se do i shmangeni situatës

Sterkaj: Keni ofenduar kryetarin e komisionit

Noka: Atë e marrin nëpërkëmbë të tjerët, është turp që e drejton atë komision

Sterkaj: Ke thyer disiplinën s’ke moral ta drejtosh këtë komision. Ke edukatën tënde por në këtë lloj forme…

Noka: Juve s’ju llogariti fare ministri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat