Shoqatat e biznesit, letër Kuvendit për ligjin e Dhomave të Tregtisë

Shqipëria

Shoqatat e biznesit, letër Kuvendit për ligjin e Dhomave të Tregtisë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 20:42
Kuvendi i Kosovës

Pas kthimit nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, të ligjit për Dhomat e Tregtisë, ku parashikohej anëtarësimi me detyrim i bizneseve, 18 shoqata të huaja dhe vendase i janë drejtuar me një letër Kuvendit të Shqipërisë, ku i kërkojnë që të mos e miratojnë këtë ligj.

Në letrën drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe kryetarëve të Grupeve Parlamentare, 18 shoqatat kanë renditur arsyet se përse ky ligj është problematik. Sipas shoqatave, ligji përbën një shkelje të Kushtetutës, ku përcaktohet pjesëmarrja në organizime shoqatash dhe organizatash si e drejtë të qytetarëve dhe jo si detyrim.

Shoqatat pretendojnë se ligji i ri krijon një taksë të fshehtë për biznesin dhe nuk ofron asnjë qartësi në lidhje me llojin dhe cilësinë e shërbimit të Dhomës së Tregtisë apo të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë për anëtarët, që do të anëtarësohen në mënyrë të detyrueshme.

Gjithashtu ligji, sipas kundërshtuesve, nuk përcakton se çfarë pasojash ka për subjektet që nuk anëtarësohen, nuk justifikohet përfitimi i të ardhurave të dhomave që vjen nga pagesa e detyrueshme nga të gjitha subjektet. Sipas shoqatave të biznesit, çdo favorizim i dhomave të tregtisë përbën një diskriminim të shoqatave të tjera të biznesit në cënim të nenit 18 të Kushtetutës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat