Rama: Të jesh mjek në Shqipëri është e vështirë

Shqipëria

Rama: Të jesh mjek në Shqipëri është e vështirë

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 17:23
Kryeministri Edi Rama në takim me mjekë

Kryeministri Edi Rama ka pasur një takim me mjekët, duke thënë se reforma që po përgatitet në shëndetësi kërkon kohë, sikundër ajo në arsim. Kreu i qeverisë ka theksuar se të jesh mjek, mësues ose polic në vendin tonë është punë shumë e vështirë.

Sipas Ramës, situata për këto profesione, tri vite më parë ka qenë alarmante.

“Të jesh mjek dhe mësues apo punonjës i policisë në këtë vend është vërtetë shumë e vështirë, pasi mbart me veten, mbi vete një kosto morale të krijuar në shumë vite, e cila është jashtëzakonisht e vështirë që të shlyet shumë shpejt. Në tërësi reformat japin rezultate me vonesë në krahasim me nevojën. Reformat në shëndetësi kërkojnë kohë të gjatë. Më ka bërë shumë përshtypje dhe jam interesuar për këtë gjë një Gjeorgji se perceptimi më pak pozitiv ishte për shëndetësinë. Kur vjen puna te shëndetësia, mosbesimi ka një hark kohor shumë herë më të gjatë sesa në sektorët e tjerë. Kur vjen puna te shëndetësia nuk është thjesht çështja te një shërbim publik, por te raporti që ka të bëjë me jetën. Ne e gjetëm sektorit në një situatë alarmante dhe unë nuk dua të bëj shumë krahasime por dua të krahasoj vetëm gjendjen e 3 spitaleve të Tiranës, QSUT, Sanatoriumin, dhe Spitalin e Traumës.”, tha ndër të tjera Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat