Përmbytjet, Erion Bulla: S’kemi marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi

Shqipëria

Përmbytjet, Erion Bulla: S’kemi marrë asnjë lek nga dëmshpërblimi

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 07:59
Ilustrim

Përmbytjet e vitit të shkuarn në Qarkun e Vlorës shkaktuan dëmtime të shumta në fermerët e zonës. Zona më e prekur ishte njësia administrative e Novoselës, dhe sidomos fshati Bishan, ku 6.800 ha tokë bujqësore u zhyt nën ujë. Midis mijëra fermerëve që u dëmtuan ishte edhe Erion Bulla, sipas të cilit ende fermerët dhe familjet e përmbytura në këtë zonë nuk e kanë marrë dëmshpërblimin nga qeveria.

“Në këtë zonë, e cila ndryshe njihet si grykëderdhja e Vjosës, pati përmbytje të mëdha në të mbjella dhe bagëti. Në stanin ku mbajmë delet unë dhe dy barinj të tjerë, lumi vërshoi gjatë natës duke shkaktuar mbytjen e dhjetëra krerëve.

Aktualisht me këtë investim që është bërë nuk kemi pasur më probleme. Normalisht ka shira, dhe ngrihet niveli i lumit, por Vjosa nuk ka shkaktuar përmbytje, të paktën jo në këtë zonë ku pati investim”, – tregon bariu 36-vjeçar, Bulla. Sipas tij, edhe pse ka kaluar kohë nga përmbytjet, ende shumë familje të prekura në këtë zonë nuk kanë marrë shpërblimin e premtuar nga qeveria.

“Normalisht na u premtua se do të dëmshpërbleheshim për çdo bagëti të mbytur dhe për çdo dëmtim në elektroshtëpiake apo dëmtime të tjera në prona e në bujqësi, por ne nuk kemi marrë asnjë lek. Lekë nga qeveria kanë marrë ata që s’u përmbytën fare dhe nuk u vajti asnjë pikë uji në shtëpi”, – tha Bula, i cili këtë vit ka 120 dele në stanin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat