Sëmundja e gjedhit, Ferro: Çdo fermer do të dëmshpërblehet

Shqipëria

Sëmundja e gjedhit, Ferro: Çdo fermer do të dëmshpërblehet

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 15:58
Kryeveterineri, Edi Ferro në Griqan të Elbasanit

Përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë ishin ditën e sotme në Griqan të Elbasanit. Aty u takuan me fermerë që kanë humbur bagëtitë nga sëmundja e dermatozës nodulare.

Çdo fermer do dëmshpërblehet me bagëti të gjallë dhe nga racë e përzgjedhur, njoftuan zyrtarët, ndërsa apeluan për matrikullim të gjedhit. Ndërkohë fermerët pohuan se sëmundja u përhap si pasojë e mosndërhyrjes në kohë dhe mungesës së vaksinës.

Kryeveterineri, Edi Ferro, tha se kompensimi do jetë me kafshë të gjalla dhe jo në para. “Do kompensohen në krerë në bazë të racave të cilët fermerët kanë pasur. Është çështje 30 ditësh, një muaji dhe i gjithë ky proçes mbyllet. Të jenë të qetë sepse të gjithë fermerëve që u kanë humbur kafshët do tu rikthehen kafshët dhe fermerët të cilët i kanë kafshët e prekura shërbimi veterinar po përpiqet të japë maksimumin e shërbimit të vetë për ti kthyer kafshët në gjendje normale”, tha ai.

Ndërkohë bëhet e ditur se fermerët kanë kërkuar ndërhyrje në kohë nga strukturat për sëmundjen e gjedhit, pasi dëmet për ta janë të konsiderueshme.

Gjithashtu Ferro u ka bërë thirrje fermerëve të ndërgjegjësohen, të kryejnë matrikullimin e bagëtive, e të mos hezitojnë të njoftojnë veterinerët për çdo konstatim sëmundje te bagëtitë.

Sipas tij, veterinerë nga Tirana do stacionohen në zonat më problematike nga sëmundja e gjedhit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat