Paralizohet trafiku në autostradën Tiranë-Elbasan

Shqipëria

Paralizohet trafiku në autostradën Tiranë-Elbasan

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 23:02
Pamje nga trafiku në autostradën Tiranë-Elbasan

Mbrëmjen e sotme trafiku në Tiranë është rënduar së tepërmi, veçanërisht përgjatë rrugës që të çon në Elbasan.

Shkak për këtë paralizim të trafikut në mënyrë të papritur, është bërë dydnja e qytetarëve drejt qendrës tregtare TEG, si rezultat i uljeve të çmimeve që po bëhen këto ditë.

Mësohet se trafiku ka qëndruar i paralizuar për rreth një orë. Ka qenë ndërhyrja e policisë rrugore ajo që ka bërë të mundur lehtësimin disi të autostradës Tiranë-Elbasan, duke sjellë më pas edhe normalizimin e situatës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat