Ministri gjerman, nënkryetari i CSU, Schmidt takim me Bashën: Mbështesim PD në çdo sfidë të saj

Shqipëria

Ministri gjerman, nënkryetari i CSU, Schmidt takim me Bashën: Mbështesim PD në çdo sfidë të saj

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 09:55
Ministri gjerman, nënkryetari i CSU, Schmidt takim me Bashën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti në një takim Ministrin Federal të Agrikultures dhe Ushqimit të Gjermanisë, njëkohësisht nën-Kryetar i CSU dhe zëdhënës për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë në CSU, me të cilin ndau vlerësimin për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, si dhe shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me çështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin.

Basha e falënderoi Schmidt për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania, populli gjerman dhe CSU, i kanë dhënë Shqipërisë që nga hapat e para të demokracisë dhe deri me sot, për konsolidimin e institucioneve dhe shtetit ligjor, për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe integrimin europian.

Kryetari Basha theksoi se një prej sfidave që po has vendi është moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit, cka nuk po sjell ndarjen nga krimi dhe po vë në dyshim sundimin e ligjit duke rrezikuar demokracinë.

Për fat të keq, tha Basha, kthimi i drogës në aktivitetin më të madh prodhues në vend ka nxjerrë ne pah forcimin e krimit të organizuar dhe lidhjet e tij me segmentet më të larta shtetërore.

"Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme", u shpreh z.Basha.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë gjerman, ministri Schmidt vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike në procesin e integrimit europian gjatë qeverisjes së saj, si dhe sot në opozitë, si edhe bashkëpunimin ndër vite mes Partise Demokratike dhe CSU dhe vuri theksin në thellimin edhe me tej të këtyre marrdhënieve si parti si-motra anëtare të të njëjtës familje politike europiane të EPP. Ai garantoi z.Basha, se CSU do të jetë në krah të Partisë Demokratike në çdo sfidë që ajo dhe Shqipëria do të kenë përpara.

Kryetari Basha tha se PD ka dhënë dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të Shqipërisë, në sinkron të plotë me parimet themelore të Partisë Demokratike.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat