Zgjedhjet në Kolonjë, opozita mbyll fushatën, Hajro: Do iu nxjerrë nga varfëria

Shqipëria

Zgjedhjet në Kolonjë, opozita mbyll fushatën, Hajro: Do iu nxjerrë nga varfëria

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 12:50
Dritan Hajro në fushatën e tij në Kolonjë

Kandidati i Partisë Agrare Ambientaliste Dritan Hajro për bashkinë e Kolonjës ka folur në ditën e fundit të fushatës elektorale në lidhje me programit elektoral, i cili mbështetet tek bujqësie dhe energjia. Ai iu zotua...

Kandidati i Partisë Agrare Ambientaliste Dritan Hajro për bashkinë e Kolonjës ka folur në ditën e fuimndit të fushatës elektorale në lidhje me programit elektoral, i cili mbështetet tek bujqësie dhe energjia. Ai iu zotua kolonjarëve se do punojë intensivisht që t’i nxjerrë nga varfëria. Kandidati i PAA-së u ka premtuar banorëve se puna e tij do nisë me hapjen e kanaleve ujitës për fermerët, studime për bioenergjinë dhe politika çertifikuese për prodhimet bujqësore. 

"Do të punojmë intensivisht për mirëmbajtjen dhe hapjen e kanaleve për ujitjen dhe kullimin e tokave bujqësore, do të hartojmë studime për bioenergjinë. Do të hartojmë politika certifikimi duke mbështetur fermerët dhe prodhimin e produkteve cilësore dhe konkurente në treg", tha Hajro. 

Kreu i PAA-së, Agron Duka, dhe deputeti i PD-së Ridvan Bode u zotua para kolonjarëve se kandidati Hajro do u kthejë dinjitetin.

"Turpi më i madh është kur thuhet se ka 25 vjet që nuk është bërë asgjë nga qeveri të ndryshme, ndërkohë që tre vjet e ka Rilindja qeverinë dhe këto tre vjet ata thonë që nuk është bërë asgjë. Në një farë mënyre bëri autogol dhe hedhin ato pullat e asfaltit kur vjen nga Kolonja apo disa makina zhavorr", tha Duka. Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen më 20 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat