Ministrja Lindita Nikolla qëllohet me ngjyrë në kokë nga studentët

Shqipëria

Ministrja Lindita Nikolla qëllohet me ngjyrë në kokë nga studentët

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 18:35
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është spërkatur me me ngjyrë të kuqe nga aktivistët e ‘Lëvizjes për Universitetin’ në shenjë proteste kundër reformës në arsimin e lartë. Incidenti ndodhi gjatë aktivitetit të ‘Samitit të studentëve’ që zhvillohej tek ‘Piramida’, i organizuar nga Partia Socialiste.

Ka qenë një vajzë, aktivistet e ‘Lëvizjes për Universitetin’ që shkoi tek rreshti i parë ku ishte ulur ministrja Nikolla, duke i hedhur në kokë ngjyrë të kuqe.

"E spërkatën me salcë duke i bërë për një moment atë çka ajo dhe qeveria shqiptare i kanë bërë jetës universitare publike prej kohësh: shprishjen. Sot mijëra maturantë meritorë janë ende pa të drejtën studimi dhe po aq kuota të paplotësuara ka në universitetet publike. Skema e regjistrimit të studentëve ka favorizuar haptas universitetet private kliente të qeverisë. Prandaj ne kemi kërkuar dhe kërkojmë dorëheqjen e ministres Nikolla. Rezistenca vazhdon!
Për Universitetin, Për Shoqërinë!", shkruan në Facebook faqja ‘Lëvizja për Universitetien’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat