Banorët e Mbrostarit bllokojnë rrugën Fier-Lushnje: Të anulohet landfilli

Shqipëria

Banorët e Mbrostarit bllokojnë rrugën Fier-Lushnje: Të anulohet landfilli

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 14:43
Foto nga protesta ne Fier

Rruga nacionale Fier- Lushnje u bllokua sot për 30 minuta nga banorët e Mbrostariqë kundërshtojnë ndërtimin e impiantit të mbetjeve në zonën e tyre. Ata u shtrinë në rrugë dhe nuk lejuan kalimin e automjeteve për disa minuta, duke krijuar një trafik të rënduar në këtë aks.

Në ditën e tretë të protestës kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve, banorët e Mbrostarit kanë bllokuar rrugën nacionale Fier-Lushnje.

Për pasojë u krijua radhë e gjatë mjetesh që prisnin të kalonin rrugën e bllokuar.

Disa prej protestuesve u shtrinë në mënyrë demonstrative në rrugë.

Banorët e Mbrostarit kërkojnë anulim të projektit për landfillin e Fierit.

Banorja: Nëse nuk gjejnë rrugëzgjidhje, ne këtu jemi përditë. Nuk ka plehra këtu tek ne.

Banorja: Kjo është e drejta jonë, kancerin e marrim të gjithë pa ngjyra, pa parti. Duhet të ngrihet i gjithë populli.

Banorët thonë se do vijojnë protestat çdo ditë derisa Bashkia të tërhiqet nga vendimi për të ndërtuar impiantin e përpunimit të plehrave në Mbrostar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat