Zbulohet harta e re elektorale, më shumë deputetë Tirana e Durrësi

Shqipëria

Zbulohet harta e re elektorale, më shumë deputetë Tirana e Durrësi

Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Në zgjedhjet 2017 do të ketë një hartë të re elektorale. Më shumë deputetë do të ketë në Tiranë e Durrës, i hiqen Korçës, Beratit e Kukësit.

Shqiptarja zbardhë propozimin e Komisionit të Reformës për ndarjen e re të deputetëve.

Lëvizjet e popullsisë dhe lindshmëria foshnjore janë arsyet që do të ndryshojnë hartën e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në bazë të përllogaritjes së bërë duke iu referuar numrit të popullsisë dhe formulës së përllogaritjes së mandateve pritet në Qarkun e Beratit të Kukësit dhe të Korçës të ketë përkatësisht nga një mandat deputeti më pak, mandate këto që kalojnë 2 për qarkun e Tiranës dhe një për qarkun e Durrësit.

Në bazë të një përllogaritje që ka bërë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore rezulton se ka ulje të numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit dhe pritet që këtij qarku ti hiqet 1 mandat dhe nga 4, të zbresë në 3, edhe qarku i Beratit do të ketë të njëjtin fat duke zbritur numri i mandat, nga 8 në 7 e po ashtu Korça nga 12 në 11.

Këto tre mandate deputetësh pritet të kalojnë në dy qarqet më të mëdha në atë të Tiranës dy mandate më shume duke u bërë nga 32 në 34 dhe atë të Durrësit që bëhet 14 nga 13 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2013.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat