FA vazhdon angazhimin për përmbytjet megjithë përmirësimin e situatës

Shqipëria

FA vazhdon angazhimin për përmbytjet megjithë përmirësimin e situatës

Më: 13 nëntor 2016 Në ora: 16:34
Forcat e Armatosura

Megjithë përmirësimin e motit dhe gjendjes së shkaktuar nga përmbytjet e ditëve të fundit, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vazhdojnë të jenë në krye të detyrës në të gjitha zonat ku nevojitet ndërhyrja e tyre.

Në Dibër, Krujë dhe Vlorë, Forcat e Armatosura vazhdojnë të jenë të angazhuara, kryesisht për të riparuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet.

Në zonën e Dibrës, Forcat e Armatosura po punojnë për ndërtimin e argjinaturave të dëmtuara në Gjoricë.

Në Vlorë vazhdohet puna për rindërtimin për Urën e Silurakut në fshatin Brataj.

Në Krujë, Forcat e Armatosura janë të angazhuara për shembjen e kontrolluar të një masivi shkëmbor, i cili rrezikon jetën dhe banesat e banorëve atje.

Përmirësimi i ndjeshëm i motit ka bërë të mundur tërheqjen e trupave nga Lezha dhe Shkodra, duke qenë se rreziku nga përmbytjet ka kaluar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat