Nesër dita e pastrimit të qytetit, bashkia fton qytetarët të ndërgjegjësohen

Shqipëria

Nesër dita e pastrimit të qytetit, bashkia fton qytetarët të ndërgjegjësohen

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 22:57
Pastrimi i Tiranës, foto arkiv

Bashkia e Tiranës u bëri sot thirrje qytetarëve që të bëhen nesër pjesë e aksionit për pastrimin e qytetit.

Nënkryetari Andi Seferi tha se banorët e Tiranës duhet të ndërgjegjësohen për një qytet më të pastër për festat e fundvitet, të mos hedhin qese dhe mbetje plastike që bllokojnë kanalizimet. 

“Ftojmë të gjithë banorët e 24 njësive administrative t’i bashkohen aksionit të madh ‘Të pastrojmë Tiranën!’ Është një moment shumë i rëndësishëm që të gjithë bashkë të solidarizohemi në pastrimin e qytetit, të japim një dorë në pastrimin e shtëpisë sonë të përbashkët, aq më tepër që është edhe një mision qytetar që gjithsecili prej nesh ka ndaj qytetit ku jeton. Nga pastrimi i shtretërve të lumenjve gjatë përmbytjeve të ditëve të fundit u vu re se në pak kohë pastruam rreth 600 tonelata qese, mbetje, shishe plastike, gjë që tregon se jo vetëm pastrimi ka rëndësinë e vet, por edhe mirëmbajtja e qytetit është shumë e rëndësishme. Për këtë arsye, gjej rastin të ftoj të gjithë qytetarët, banorët e Tiranës, të minimizojnë përdorimin e qeseve plastike, sepse është një element i cili, nga kalimi që bën në zgara, puseta, kanale përfundon në shtretërit e lumenjve duke krijuar probleme shumë të mëdha, si ato që patëm para disa ditësh”, tha nënkryetari i bashkisë, Andi Seferi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat