Pushojnë reshjet e shiut, nis bora në Veri, s'ka rrezik nga lumenjtë

Shqipëria

Pushojnë reshjet e shiut, nis bora në Veri, s'ka rrezik nga lumenjtë

Më: 12 nëntor 2016 Në ora: 17:03
Ilustrim

Sot në mbrëmje do të pushojnë reshjet e shiut, deri ditën e martë. Do të ketë vetëm rënie temperaturash dhe reshje bore në veri të vendit.
 
Fatmirësisht reshjet e sotme nuk përbëjnë kërcënim për daljen e lumenjve nga shtrati.
 
Ndërkohë që pasditja e vonë dhe mbrëmja do të ketë përmirësim të ndjeshëm. Sasia e reshjeve do të jetë rreth 10 mm shi, dhe me intensitet më të dobët se ato që kemi pasur gjatë kësaj jave.
 
Deri ditën e martë nuk do të ketë reshje shiu, por një rënie të vlerave të temperaturave ku do të ketë edhe reshje bore për vendet malore me mbi 700 m mbi nivelin e detit, sipas hidrometereolugut Metod Marku. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat