Kuçovë, të papunët në pritje të ditës së mërkurë

Shqipëria

Kuçovë, të papunët në pritje të ditës së mërkurë

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 20:45
Kryetari i Bashkisë Kuçovë, Selfo Kapllani

Çdo të mërkurë të papunët në qytetin e Kuçovës mblidhen para bashkisë, pasi kryetari i saj Selfo Kapllani ka ditën e pritjes me popullin.

Ata thonë, së janë dëshpërimisht në kërkim të një mundësie jetese. Ata ankohen në emisionin “Stop” se presin me orë të tëra në radhë, për të takuar kryetarin e Bashkisë Kuçovë.

Ata shprehen se kryetari nuk i ndihmon për t’i punësuar në profesionin që ata zotërojnë prej vitesh, si për shembull murator, roje e të tjerë dhe tani gjenden në mëshirë të fatit e të papunë.

Ndërkohë nga ana tjetër, Kryetari i Bashkisë Kuçovë shprehet se janë të pavërteta fjalët që thonë të papunët, pasi çdo gjë është e dokumentuar.

Janë mbi 1300 persona dhe shumë prej tyre, i ka pritur mbi 20 herë. Por sipas Kapllanit, ata duan punë të zgjedhur dhe mundësisht në bashki.

“Nuk është e vështirë fare për të më takuar, përkundrazi unë aty e kam të regjistruar që 80% e atyre që presin, i kam pritur mbi njëzet herë. Është e dokumentuar nga zyra e komunikimit, me emrat, datat kur janë bërë takimet, përgjigjet e kështu me radhë”.
Kuçovë, të papunët në pritje të ditës së mërkurë
Ne në fakt kemi profesionistë, por i kemi të sektorit të naftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat