Përmbytjet, opozita:Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në zonat më të prekura

Shqipëria

Përmbytjet, opozita:Të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në zonat më të prekura

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 13:30
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka nisur të enjten punimet e seancës së radhës me shqetësimin e deputetëve të opozitës për situatën e përmbytjeve në vend, si rezultat i reshjeve të dendura, që kanë prekur gjithë territorin.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, duke folur për dëmet e shkaktuara, tha se reagimet e qeverisë janë demagogjike, ndërsa propozoi që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në zonat më të prekura.

Aktualisht janë pa energji 200 mijë qytetarë dhe nëse do të vijojë kjo situatë rrezikohen përmbytje masive në Shkodër e Lezhë, por dhe në rrethet e Jugut. Gjendja sidomos është kritike në bazelin e lumit të Vjosës, që nëse del nga shtrati, do të krijonte dëme më të mëdha, tha Spaho.
Reagimet e qeverisë me Shtabin e Emergjencës janë demagogji dhe nëse do te zbresim në terren nuk do te shohesh asnjë ndihmë për qytetarët e zonave të permbytura, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat