Rama: Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave, lajmi i shumepritur

Shqipëria

Rama: Rekomandimi pozitiv për hapjen e negociatave, lajmi i shumepritur

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 13:08
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur si “fruti më i bukur i 3 vjetëve betejë për reformat”, rekomandimin e KE-së për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë, duke vlerësuar përparimin e bërë lidhur me përmbushjen e 5 përparësive kyçe e duke e kushtëzuar me ecurinë e zbatimit të reformës në drejtësi e veçanërisht me ligjin e rivlerësimit të gjykatësve dhe prokurorëve.

“Vjen lajmi i shumëpritur nga Komisioni EU. Rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave. Fruti më i bukur i 3 vjetëve betejë për reformat”, shkruan kreu i qeverisë në “Facebook”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat