Shqipëria progres të qëndrueshëm, KE: Rekomandim i kushtëzuar për hapjen e negociatave

Shqipëria

Shqipëria progres të qëndrueshëm, KE: Rekomandim i kushtëzuar për hapjen e negociatave

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 11:56
Komisioni Europian

Komisioneri Johannes Hahn bëri publik progres-raportin për Shqipërinë, ku ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por hapja e këtyre negociatave kushtëzohet thellbësisht nga reforma në drejtësi dhe veçanërisht nga ligji i "Vettingut", i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në pesë prioritetet e vendosura nga BE. Njihet lufta kundër korrupsionit, por kërkohen më shumë përpjekje në këtë drejtim. Po ashtu lufta kundër drogës duhet të jetë më e thellë.

Në raport theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Ky përshkruhet si raporti me pozitiv që ka bërë ndonjëherë Brukseli për Shqipërinë, por sërish kushtet mbeten dhe një rikonfirmim të tyre pritet ta bëjnë në dhjetor vendet anëtare. Deri atëherë duhet të jetë publikuar edhe opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut, i cili shënohet nga Brukseli si themeli i reformës në drejtësi, kryekushti për hapjen e negociatave.

Raporti rendit si kërkesë realizimin e reformës zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e komisioneve zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat