Rama: Populli amerikan bëri zgjedhjen e tij

Shqipëria

Rama: Populli amerikan bëri zgjedhjen e tij

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 11:16
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka uruar Donald Trump për zgjedhjen e tij si presidenti i 45 i SHBA-ve. Ai beson se marrëdhëniet strategjike do të forcohen.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Populli amerikan beri sot zgjedhjen e tij. Një mike e madhe e Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë shqiptareve, Hillary Clinton, nuk i’a doli dot te behet Presidentja e pare grua ne historine e Shteteve te Bashkuara.

Kundershtari i saj, Donald Trump, u zgjodh Presidenti i dyzetepestë i SHBA, duke e bindur Sovranin te votoje alternativen e tij, pas një debati te pazakonshëm brenda e jashtë Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Duke i uruar Presidentit Trump fitoren dhe te gjithë suksesin qe amerikanet dhe miqtë e partneret e SHBA, i urojnë atij vendi te madh, kam bindjen se marrëdhënia jone strategjike me Shtetet e Bashkuara, do te vijoje te forcohet ne funksion te vlerave e te interesave te përbashkëta, te cilat e bëjnë Shqipërinë një mik e aleat te çmuar te popullit e te qeverise amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat