Parashikimi i motit për sot

Shqipëria

Parashikimi i motit për sot

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga vranësira dhe shira me intensitet të lartë në zonat jugore dhe juglindore ndërsa shira me intensitet mesatar dhe të ultë do të kenë zonat veriore dhe qendrore të vendit.

Parashikohet që pasditja të vijojë me shira si edhe stuhi të forta ere në të gjithë territorin e vendit ku më problematike situata do të jetë në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit duke rrezikuar sërish përmbytje.

Në majat e maleve do të ketë reshje të pakta dëbore. Gjatë natës do të ketë dobësim të intensitetit të shirave në vend. Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë deri në 5 ballë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat