Përmbytjet, lumë telefonatash në numrin 112

Shqipëria

Përmbytjet, lumë telefonatash në numrin 112

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Një numër i madh qytetarësh po telefonojnë vazhdimisht në numrin 112 të policisë, për shkak të problemeve me përmbytjet.

Sipas statistikave të gjeneruara nga sistemi i numrit unifikues 112, rezulton se deri në orën 11:30, punonjësit e Sallës së Komandimit, i janë përgjigjur 3737 telefonatave.

880 telefonata të tjera janë regjistruar nga intervali kohor 11:30-12:00, duke arritur kështu në numrin total 4617 thirrjesh telefonike.

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq me reshje të dendura, Salla e Komandimit në Policinë e Tiranës është në gatishmëri të plotë. “Këshillojmë të gjithë qytetarët që të telefonojnë për çdo emergjencë apo arsye tjetër në numrin 112”, deklaron Policia e Tiranës. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat