Dogana greke kthen mbrapsht 60 shqiptarë vetëm të dielën

Shqipëria

Dogana greke kthen mbrapsht 60 shqiptarë vetëm të dielën

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 10:16
Foto ilustruese

Dogana greke ka kthyer mbrapsht 60 shtetas shqiptarë vetëm gjatë 24 orëve të fundit me argumentin se nuk plotësojnë kushtet për në Shengen.

Policia shqiptare nga ana e saj nuk ka dhënë informacion për këtë situatë. Por ky reagim nga Policia greke përkon me debatin që ka ndezur mes dy vendeve, PBDNJ-ja.

Kjo parti, e drejtuar nga Vangjel Dule, kërkon të respektohen nga qeveria shqiptare të drejtat e minoritetit në Himarë, që sipas saj po i shemben banesat qëllimisht me justifikimin e planit të ri urbanistik.

Për të shuar situatën e ndezur, të martën, Avokati i Popullit Igli Totozani do të shkojë në Himarë të takohet me pronarët e shtëpive që janë njoftuar për t’u shembur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat