Gjirokastër, reshjet e dendura shkaktojnë vështirësi në rrugë

Shqipëria

Gjirokastër, reshjet e dendura shkaktojnë vështirësi në rrugë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 09:09
Gjirokastër

Vështirësi të shumta janë shkaktuar në qarkun e Gjirokastrës si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, veçanërisht sa i përket qarkullimit të automjeteve.

Bëhet e ditur se situata paraqitet e rënduar nga sasia e reshjeve të rëna që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të hëne. Vështirësi ka në vendin e njohur si ura e lumit në Gjirokastër, ku është bërë thuajse i pamundur kalimi i automjeteve të vogla.

Njëkohësisht, i pakalueshëm është edhe aksi Gjirokastër-Antigone, duke lënë të bllokuara 5 fshatrat përreth tij. Nga moti i keq është vështirësuar qarkullimi edhe në aksin Lazarat-Gjirokastër.

Si pasojë e situatës së rënduar nga reshjet e shiut, të gjithë punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve, kanë zbritur në terren për t’u përballur me vështirësitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat