Reagon edhe ambasada greke në Tiranë: Ja pse nuk i lejojmë shqiptarët të kalojnë kufirin

Shqipëria

Reagon edhe ambasada greke në Tiranë: Ja pse nuk i lejojmë shqiptarët të kalojnë kufirin

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 21:44
Ambasada e Greqisë në Tiranë

Ditët e fundit në doganat e Shqipërisë me Greqinë janë kthyer qindra qytetarë të cilëve policët grekë u kanë vendosur edhe kryqe në pasaporta. Gjatë ditës së sotme autoritet greke kanë thënë se do të lejoheshin vetëm ata person që plotësonin kushtet.

Por në mbrëmje, ambasada e Greqisë në Tiranë ka nxjerrë pretendime të tjera në lidhje me këto veprime.  

Sipas ambasadës greke në Tiranë, nuk ka asnjë ndryshim të kushteve për kalimin e kufirit.

“Të gjitha këto vonesa janë të zakonshme dhe si për çdo vit. Kushtet që kërkojmë në kufi janë ato që parashikohen në marrëveshjen e Shengenit”, thuhet në një deklaratë të ambasadës greke.

Sipas këtij institucioni kthimi i shqiptarëve bëhet pasi ata shkojnë për punë në Greqi.

“Ka shumë shqiptarë që ikin për punë sezonale”, thuhet në reagimi e bërë nga ambasada e Greqisë në Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat